Kur vjen puna tek make-upi ka shumë personazhe shqiptarë, të cilët kanë goxha komplekse të shfaqen të pa kuruar në publik.
Për këtë arsye shumë prej tyre ne nuk na është dhënë kurrë mundësia t’i shohim se si duken në përditshmërinë e tyre..
Mirëpo ,Adelina Tahiri i është shtuar listës së të famshmëve që është kundër kësaj ideje.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi një foto pa pikë grimi, teksa shihet duke u relaksuar në plazh.
Kështu Adelina ka treguar se nuk e ka aspak problem të dalë natyrale edhe pse në foto shihet e skuqur nga dielli.