Ka disa javë që këngëtarja Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon. Adelina duket se i është dedikuar tërësisht të voglit të saj, ndaj çdo moment ndan foto me Jonin duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij.
Këngëtarja e njohur ka marrë me vete në Tiranë djalin e saj vetëm dy muajsh, Jonin, të cilit i ka realizuar pikërisht këtu setin e parë fotografik. Si përherë, këngëtarja nuk e tregon fytyrën e tij, dhe së fundi e ka mbuluar atë me një emoji, por figura e djalit duket dhe ai është kaq i këndshëm, sidomos me kompletin prej “ çuni të rritur“ që mamaja i ka veshur!