Tashmë duket se periudha e saj e ëmbël është në ditët e fundit dhe Adelina Tahiri mesa duket po merr masa të sjellë në jetë vogëlushin e saj. Ajo ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë këto muaj dhe e gjitha kjo për martesën e saj me bisnesmenin maqedonas. Së fundmi Adelina ka treguar sesa e mrekullueshme duket krevati i djalit të saj.
Ajo ka fotografuar krevatin e vogëlushit, të rrethuar nga çarçafë të bardhë dhe një perde tyli mbi majën e tij, të cilin e ka bërë gati ende pa e sjellë në jetë djalin. Në pah bie luksi i shtëpisë së këngëtares.