Në fund të muajit dhjetor, këngëtarja Adelina Tahiri kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Serjoza Markov.
Deklarata dashurie, mbledhje familjare , unazë me diamante, jeta që e priste me avokatin e njohur maqedonas dukej shumë premtuese. Ndërkohë hidhen dyshime se dyshja është në pritje të fëmijës së parë!
Adelina bashkë me Markov janë fotografuar bashkë në ambientet e spitalit gjinekologjik në Shkup dhe sipas “Gazetës Shqiptare”, shumë shpejt do të bëhen prindër.
Me poshtë do të shikoni një foto e cila është shkrepur në ambjentet e një spitali gjinekologjik.