INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ademi kërkon që Shkodra të qeveriset si në 1913-ën. A e kanë marrë seriozisht ambasadorët?

Ademi kërkon që Shkodra të qeveriset si në 1913-ën. A e kanë marrë seriozisht ambasadorët?

Publikuar më: 13:20 09-07-2019

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi mendon ta kthejë Shqipërinë në vitin 1913 dhe për këtë kërkoi ndëhyrjen e ndërkombëtarëve. Në një letër drejtuar përfaqësive të huaja në vend, një ditë më parë Ademi shkruante se Shkodra në vitet 1913 është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. Ajo u shpreh e hapur që kryeqendrën e veriut por edhe gjithë Shqipërinë ta marrin sërish në dorë ndërkombëtarët. Po kjo nuk është marrë seriozisht nga Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler që është i pari që reagon mbi letrën.

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, reagoi ai përmes një shënimi në Twitter.

 

johan_satller.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041549205780029