INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adhuroni stilin e tyre? Ja disa sekrete që duhet të ‘vidhni’ nga vajzat PARISIENE

Adhuroni stilin e tyre? Ja disa sekrete që duhet të ‘vidhni’ nga vajzat PARISIENE

Publikuar më: 16:41 07-06-2018

 

Kur vjen fjala për stil dhe modë, direkt në mendje na vijnë vajzat franceze. Madje edhe vetë fjala stil është franceze. Të gjithë admirojmë stilin dhe elegancën e tyre, por fakti që nuk je franceze, nuk do të thotë që të mos vishesh si to. Sot në emisionin “Fun Day” me Fatma Methasanin janë treguar pikërisht disa sekrete që duhet të ‘vjedhim’ nga parisienet.

1. Thuaji ‘jo’ shumicës së trendeve, sepse një vajzë franceze nuk përqafon çdo trend, sepse ajo ka stilin e saj.


2. Një bluzë me vija duhet të jetë me patjetër në garderobën tuaj.


3. Qëndro vetëm tek ngjyrat natyrale dhe ngjyrat pastel. Ngjyrat shumë të forta ato nuk i preferojnë.


4. ‘Red Lip’ është ajo gjithçka që ju duhet për t’u dukur një vajzë franceze.


5. Një fustan i zi thjesht dhe klasik do t’iu nxjerr gjithmonë nga situata nëse nuk e keni idenë se çfarë të vishni.


6. Këshilla dhe rregulli i parë që vajzat franceze na japin është “Vishu për veten tënde, jo për të tjerët”.


7. ‘Less is more’, pra një stil sa më minimalist.Kujtoni dhe shprehjen e famshme të Coco Chanel që ‘përpara se të idilni nga shtëpia, shihuni në pasqyre dhe hiqni ndonjë aksesor që mund të jetë i tepërt.


8. Një beretë sigurisht që duhet ta konsideroni.


9. Investoni në material të mirë të rrobave që vishni.


10. Flokët pak të çrregullta është tipike e vajzave franceze.

Article Logic
Execution time: 0.0038361549377441