Adi Krasta është një ndër emrat televiziv më të lakuar dhe mungesa e gjatë e tij në ekran është vënë re.
Por shkëputja e Adi Krastës ka qenë thjeshtë i përkohshëm sepse moderatori do t’i rikthehet përsëri ekranit dhe atyre që iu kishte munguar. Qarkullojnë zëra se Krasta shumë shpejt do të angazhohet në televizionin “Ora neës” dhe madje e ka nënshkruar tashmë kontratën me këtë television. Këtë lajm e bën më të besueshëm edhe fakti që Adi është parë këto ditë në ambientet e këtioj televizioni.
Nuk dihet ende nëse do të paraqitet me të njëjtin shoë apo me ndonjë projket të ri, megjithatë rikthimi i Krastës në televizion, shënon edhe rikthimin e njërit prej moderatorëve më poplluror në Shqipëri.