INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adios Kaçi Lleshi, njihuni me

Adios Kaçi Lleshi, njihuni me "magjistaren" e re të flokëve të Dafinës [FOTO]

Publikuar më: 12:05 16-03-2017

Jetë e re, flokë të rinj!

Që prej zhvendosjes së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dafina Zeqiri duket se ka rënë rehat me flokët e zi natyralë deri tek supet. Dikur e shihnim këngëtaren me nga një look të ri çdo javë falë mikut të saj në Prishtinë dhe mjeshtrit të flokëve, Kaçi Lleshi. Por ja që gjërat kanë ndryshuar, dhe projekti i fundit muzikor i Dafinës "Four Seasons" vërtetoi se ajo nuk dëshiron më të eksperimentojë me pamjen e jashtme.

egerg.png

Tashmë me jetën e re në New York, Dafina duket se ka gjetur një tjetër "magjistare" për flokët e saj dhe ajo është Donna Camaj, drejtuese e Salon Camaj. Me këtë të fundit ka qenë vetë Dafina ajo e cila na ka prezantuar, përmes dy videove në Instagram Storie ku shfaqej super e kënaqur nga puna e Camaj! 

DafinaHair.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373