“Vipat e Bllokut” shpesh herë janë bërë objekt bisede dhe “skandalesh” njëkohësisht për një sërë fotosh dhe videosh, të cilat me pak fjalë u kanë nxjerrë bojën VIP-ave shqiptarë.
I ftuar në emisionin Adrenalinë në rubrikën “Koha për lojë”, Stiliano, personi që merret me menaxhimin e faqes “Vipat e Bllokut” është shprehur se personi që ka më shumë inat nga të gjithë VIP-at shqiptarë është modelja e njohur Oriola Marashi.
Sipas tijm, Oriola përdor shumë photoshop dhe asnjëherë nuk e pranon këtë realitet.
I pyetur nga prezantuesja e rubrikës “Koha për lojë”, nëse ai është kërcënuar ndonjëherë nga modelja për postimet që bën në faqen “Vipat e Bllokut”, Stiliano është përgjigjur se është kërcënuar.
Krahas pyetjes kush është VIP-i shqiptar që urren më shumë, është pyetur edhe për VIP-at që ka më shumë qef. Stiliano është shprehur se personat që ka më shumë qejf janë dyshja simpatike Besi dhe Xhensila Myrteza.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: