Punonjësit e administratës duke filluar nga dita e shtunë do të kenë 5 ditë pushim.
E shtuna dhe e diela dihet që është pushim për administratën, ndërsa dita e hënë është pushim për shkak se Festa e Pashkëve i bie të dielën dhe dita e pushimit zhvendoset të hënën.
Ndërkohë dita e mërkurë është 1 maj dhe gjithashtu administrata është pushim. Plot 5 ditë pushimi për punonjësit e shtetit, të cilët përveç ditës së martë pritet të kthehen në punë dhe të enjten e javës tjetër.