INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Administrata nën mbikëqyrje: PD kontrolle të befasishme[VIDEO]

Publikuar më: 15:14 30-05-2017

Administrata publike nuk e ka vetëm të ndaluar me ligj të bëhet pjesë e fushatës elektorale, por tashmë ka edhe një urdhër të veçantë të kryeministrit Edi Rama që ja ndalon. IN Tv ka siguruar urdhrin e kreut të ekzekutivit që thotë se asnjë punonjës i administratës nuk do të përfshihet në fushatë sidomos brenda orarit zyrtar të punës. Burime pranë ministrive bëjnë të ditur se si funksionon kontrolli i administratës.

Kontrolli i administratës:
Në çdo institucion titullari urdhëron kontrolle të befasishme për të gjithë punonjësit e administratës së ushtruar prej tij. Në momentin që konstaton se punonjësi nuk është në vendin e punës, nis më pas verifikimi se ku ka qenë ai. Në rast se konstatohet se ai ka qenë në aktivitete politike, menjëherë merren masa për pezullimin nga detyra”.
Për ta vënë në jetë këtë urdhëresë strukturat drejtuese të çdo institucioni kanë marrë masa konkrete. Burime të in tv bëjnë të ditur se punonjësit e administratës brenda orarit të punës do të regjistrojnë çdo lëvizje të tyre, qoftë edhe për një kafe. Çdo lëvizje e tyre do të regjistrohet në një bllok, i cili në fakt ende nuk ka mbërritur në institucionet shtetërore. Megjithatë çdo institucion ka marrë masa origjinale për të kontrolluar punonjësit e administratës që mos të bëhen pjesë e fushatës elektorale përgjatë orarit zyrtar të punës. Përfshirja e administratës publike ne takime elektorale është një vërejtje që bëhet në çdo raport që publikon pas zgjedhjeve Osbe/Odihr.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312