INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Administrata, Rama kërkon raporte konfidenciale

Administrata, Rama kërkon raporte konfidenciale

Publikuar më: 12:24 28-07-2017

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve të administratës që të dërgojnë në mënyrë konfidenciale raporte për punën e tyre dhe institucionit ku ata punojnë. Kryeministri thotë se kjo do të shërbejë për të përmirësuar administratën në 4 vitet e ardhshme, për të cilën Rama tha se është prioritet strategjik i qeverisë. Synimi i këtyre “raporteve” do të jetë goditja e elementëve parazitarë nëpër institucione. Shefi i qeverisë u la afat për këto raporte deri më 15 gusht, ndërsa kishte dhe një lutje për të gjithë ata. Raportet tyë jenë pa gabime ortografike
Edi Rama:
“Ajo që është me rëndësi është të kuptojmë se si shërbimi civil mund të jetë më efektiv sepse besoj pavarësisht cilësive individuale për të kontribuar në një masë të caktuar, masa e kontribuar nuk është ajo që do të ishte e dëshirueshme. Secili nga ju duhet të bëjë një vlerësim konfidencial të marrëdhënies së punës.
Do të thotë që secili nga ju të na jepte një këndvështrim mbi marrëdhënien individuale të punës dhe mbi marrëdhënien e institucionit ku punonin me punën për të nxjerrë më të mirë nga ju dhe institucioni ku punoni. Na duhet kjo sepse është shumë e qartë për mua se nëse duhet të ngremë performancës së administratës në radhë të parë duhet të ngremë nivelin politik të administratës dhe për ta bërë këtë duhet të kuptojmë sa më shumë nga subjektet që përbëjnë administratën.
Ka një hendek midis nivelit politik dhe administratës duke filluar që nga ministritë dhe agjencitë. Niveli politik nuk ka një bilanc pozitiv në aspektin e përcjelljes së vizionit tek administrata, në aspektin e përcjelljes së qëllimeve dhe në fund fare të motivimit që përtej rutinës, në funksion të qëllimeve që duhet të arrijë skuadra. Ajo që ne duam është të kemi prej jush një bazë prej të cilës të ndërtojmë një pyetësor për ta dëgjuar në mënyrë konfidenciale të gjithë administratën dhe për të kuptuar çfarë duhet korrigjuar”.
Deklaratat e Ramës u bënë gjatë një takimi në Kryeministri me 50 punonjës të dalë nga konkursi i Departamentit të Administratës Publike.

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045