U mësuam ta njihnim si Sophia e emisionit “Zonë e Lirë”.
E kemi pikërisht fjalën për bukuroshen Andonia Dobi e cila është e njohur si një modele e suksesshme, ndërkohë që tashmë e shohim në disa shërbime fotografike dhe ditët e fundit dhe në fotot e Tarik Ediz dhe D&G të realizuara nga Endrit Mërtiri.
Andonia tashmë i ka mbushur 20-vjeç dhe duket se është në rrugën e duhur drejt suksesit.
Ajo nuk është përfolur shumë për jetën e saj romantike dhe normalisht që gjinia mashkullore mund ta shikojë me adhurim dhe dashamirësi një bukuroshe si Andonia.
Por gjithsesi mos e zhvilloni shumë imagjinatën sepse po të shikoni fotot e shumta me çokollata dhe trëndafila të kuq që e kanë pushtuar profilin e Andonias do ta kuptoni shumë mirë se zemra e saj e ka “binjaken” në dashuri.
Andonia ka postuar edhe një foto me kurriz ku shfaqet me djalin që besohet të jetë autori i këtyre dedikimeve të bukura romanciere.
Sot, djaloshi ka vendosur që të shtojë dhe ca çokollata. Një miks i vërtetë për të përmbushur çdo dëshirë të Andonias dhe këtë e kemi parë në postimin e fundit të modeles së ëmbël 20-vjeçare në profilin e saj në Instagram.
Le të shpresojmë që çokollat mos të jenë një problem për linjat super elegante të Andonias.