INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ADN-ja që fundosi pedofilin. 55-vjeçari pranon përdhunimin, gjykata jep dënimin

ADN-ja që fundosi pedofilin. 55-vjeçari pranon përdhunimin, gjykata jep dënimin

Publikuar më: 10:48 31-05-2018

Gjykata ka dënuar me 4 vite dhe 8 muaj burg 55-vjeçarin i cili akuzohet se ka përdhunuar një të mitur në Velçan të Pogradecit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin tetor të vitit 2017. Çdo gjë u zbulua kur e mitura 15 vjeç Xh.B, ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.

 Ajo ju ka rrëfyer prindërve ngjarjen e rëndë, dhe më pas familjarët kanë bërë dhe denoncimin në polici duke rrëfyer se bashkëfshatari i saj Ligor Biba i kishte hyrë në shtëpi kur e mitura kishte qenë vetëm dhe e ka përdhunuar.

Në fillim familja e autorit dhe vet ai, hodhën poshtë akuzat, por përballë analizës së ADN-së Biba ka pranuar fajin.

Pak muaj pasi foshnja ka ardhur në jetë, ADN-ja ka vërtetuar atësinë e 55-vjeçarit duke hedhur poshtë të gjithë pretendimin e tij para drejtësisë se nuk kishte gisht në përdhunimin e 15-vjeçares Xh.B.

Article Logic
Execution time: 0.0019011497497559