Një adoleshente iraniane e quajtur Maedeh Hojabri ka publikuar në Instagram-in e saj një video teksa kërcente nën ritmet e këngës së Era Istrefit “Bon Bon”. Vajza e ka bërë videon në shtëpinë e saj dhe teksa kërcen edhe këndon, gjë e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, për çdo këngë të preferuar ose të re.
Por kjo gjë i ka kushtuar shumë Hojabrit, pasi ka qenë pikërisht policia që i ka prishur lumturinë. Ajo është arrestuar pas ka thyer ligjet e vendit dhe ka kërcyer pa shami në kokë. Sipas qeverisë iraniane ndalohet kërcimi i vajzave dhe grave pa shami ose me djem.
Pas kësaj shumë vajza të tjera kanë mbështetur adoleshenten duke postuar video në rrjetet sociale dhe përbri tyre kanë përdorur hashtag-un #dancing_isn’t_a_crime (kërcimi nuk është krim).
Edhe Era Istrefi ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke e quajtur çmenduri siç shihet në një postim të saj në instastory dhe ka përdorur hashtagun #dancing_isn’t_a_crime.