INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentët e Milan-it, thyejnë Juventus-in në San Siro [VIDEO]

Adoleshentët e Milan-it, thyejnë Juventus-in në San Siro [VIDEO]

Publikuar më: 10:25 23-10-2016

Një 18 vjeçar shënon...një tjetër 17 vjeçar shpëton portën.

Milan ka triumfuar mbrëmjen e kaluar në derbin e Italisë, falë një goli të shënuar nga 18-vjeçari Manuel Locatelli duke e bërë më të bukur garën në Seria A. Juventus e nisi mirë ndeshjen, ku në pjesën e parë shënoi një gol, i cili u anullua më pas nga arbitri Rizzoli për pozicion jashtë lojë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, një “perlë” e mesfushorit të talentuar, Locatelli, gjunjëzoi Juventinët, dhe i dha fitoren skuadrës së Montella që mban vendin e dytë, dy pikë larg nga Juventus kryesues. Në minutën e fundit të lojës, portieri 17 vjeçar i Milan, Donnarumma, bëri mrekullinë duke evituar një gol të sigurtë. Kjo ishte fitorja e parë për Milan pasi Juventus kishte triumfuar në shtatë përballet e fundit mes dy ekipeve më të titulluara në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441