Ndërkohë që shumë djem të rinj kalojnë orë të tëra duke përmirësuar aftësitë e tyre në football për tu bërë sadopak si David Beckham, adoleshenti Jack Jonson e ka ndarë mëndjen të ngjajë si ylli i Manchester United.
19 vjeçari gjatë 2 viteve të fundit, ka shpenzuar 20 mijë £ për t’u dukur si ylli i tij, por në fakt nuk ia ka arritur qëllimit siç duhet.
Ai është i papunë dhe merr nga shteti 15.000£ në vit, para të cilat i ka përdorur për të realizuar trajtime kozmetike, duke përfshirë injeksionet e botox, fryrjen e buzëve, vetullat, faqet, madje edhe rregullimin e dhëmbëve.
"Unë kam kërkuar gjithmonë që të dukem si ai sepse nuk kam dëgjuar një person në këtë planet që të ketë thënë se ai është i shëmtuar. Unë jam një tifoz i tij, pasi ai nisi nga askushi dhe ndërtoi një imazh e personalitet të tijin”- ka thënë 19-vjeçari.
Ai gjithashtu është shprehur se do e çojë deri në fund këtë nismë në mënyrë që të përfeksionojë ngjashmërinë e tij me bashkëshortin e Victoria Beckham.