Një adoleshent nga Bulqiza që po shoqërohej në komisariat nga dy efektivë policie, nuk ka kursyer grushtat për ta. 17 – vjeçari i është përgjigjur me dhunë kërkesës së policëve për të shkuar me ta në komisariat për të bërë një verifikim. Mësohet se O.K i ka bërë rezistencë me grushta policëve, pasi nuk ka dashur tu bindej.