INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentja fiton gjyqin për t'ju ngrirë trupi deri në gjetjen e kurës ndaj kancerit [FOTO/VIDEO]

Adoleshentja fiton gjyqin për t'ju ngrirë trupi deri në gjetjen e kurës ndaj kancerit [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:02 21-11-2016

Ky është vendi ku prehet “JS” një vajzë 14 vjeçare britanike që luftoi për të drejtën e saj për t’u ngrirë pas vdekjes.

E prekur nga kanceri dhe pa asnjë shpresë për të mbijetuar, ajo kërkoi që trupi i saj të ngrihej menjëherë pas vdekjes dhe të qëndronte në pritje të përparimit mjekësor për ta shëruar në të ardhmen. Në brendësi të kontenierit 3 metra me fibra të bardha xhami dhe të mbushur me nitrogjen të lëngshëm, të fotografuar për herë të parë, ruhet trupi i saj. I vendosur me kokë poshtë mbi një mbajtëse druri, i mbështjellë me çarçafë dhe një shtrat-çantë, ajo prehet përkrah 5 kontenierëve të tjerë që mbajn trupat e 5 personave që kanë bërë të njëjtën zgjedhje si ajo.

frozen.jpg

Ngrirja dhe ruajtja e saj në mënyrë kriogjenike u bë subjekt i një debati të ashpër gjyqësor mes mamasë dhe babait të saj të divorcuar, me këtë të fundit që nuk dëshironte “që vajza e saj të mashtrohej në këtë mënyrë duke i shitur asaj shpresa të rreme”. Vajzës 14 vjeçare iu desh edhe të shkruante një letër për gjykatësin dhe jurinë ku shpjegonte pse dëshironte këtë lloj zgjidhjeje të pazakontë:

girl.jpg

Trupi i njeriut, ashtu si edhe i kafshëve, ngrihet vetëm pak minuta pasi vdekjes, minimalisht 2 minuta pasi zemra ndalon dhe maksimalisht 15 minuta. Më pas i injektohet në trup një solucion që zëvendëson gjakun për të ruajtur organet. Pas kësaj injektohet një solucion tjetër që ndaloj formimin e kristaleve të akullit një organe dhe inde ndërsa më pas trupi ngrihet në -130 gradë celsius. Trupi vendoset në një kontenier dhe më pas ulet në një kontenier tjetër më të madh me nitrogjen likuid në -196 gradë celsius. Kjo supozohet ta ruajë trupin edhe për qindra vjet ndërkohë që pritet përparimi i mjekësisë për ta shëruar.

Article Logic
Execution time: 0.0027239322662354