Më poshtë do të shikoni 3 diktatorët më të tmerrshëm të botës... Për të gjithë ata që e pëlqejnë astrologjinë do t’ju tregojmë shenjat e tyre të Horoskopit.
Adolf Hitler – Diktatori famëkeq i Gjermanisë, është i njohur për metodat e tij të cnjerëzore të shfarrosjes. Bëmat e Hitlerit, ende friksojnë botën, dhe nuk ka pluhur kujtese ti mbulojë ato. Hitleri i përkiste shenjës së Demit. Ata janë të njohur si njerëz kokëfortë, jo tolerantë dhe ambicioz, karakteristika këto që i gëzonte edhe Hitleri.
Joseph Stalin – Ai ishte diktatori i Rusisë në vitet 30. Stalini, ka lindur më 18 dhjetor 1878, dhe i përket shenjës së Shigjetarëve. Fillimisht ai u nis si një revolucionar, i cili përfundoi të ishte një diktator. Një nga karakteristikat e Shigjetarëve është dëshira për ndryshim, dhe të paturit kontroll, dhe historia ka treguar që diktatori rus, i gëzonte këto karaktristika.
Enver Hoxha – Të gjithë shqiptarët që kanë pasur fatin e keq të jetojnë në kohën e komunizmit, e dinë se sa shumë vuajtje i shkaktoi diktatori Hoxha këtij populli. Krimet e tij dhe internimet, ishin të shumta dhe të pamëshirshme, dhe është cudi që ai i përket shenjës së Peshores. Hoxha ka lindur më 16 tetor, dhe është Peshore. Të lindurit e kësaj shenje, njihen si njerëz paqësorë dhe tolerant, cilësi këto që nuk janë parë te Hoxha. Fakti që Peshoret i duan gjërat vetëm sipas mënyrës së tyre, dhe nuk marrin opinionin e askujt, mund të jetë një nga karakteristikat që gëzonte Hoxha.