INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Adresari. Dokumentet së shpejti on line [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 18-07-2017

Adresari është një tjetër projekt i qeverisë që kërkon të krijojë një sistem të saktë adresash për qytetarët dhe bizneset. Ndërsa për disa muaj punonjësit e OSHEE kanë shpërndarë formularët ku kërkojnë dokumentacionin nga qytetarët, mbi objektet e banimit apo bizneseve, disa qytetarë nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentacionin për shkak të angazhimeve të tyre. Në momentin që punonjësi i OSHE ka ardhur pranë banesës apo biznesit, qytetarë të shumtë nuk kanë qenë prezent, ndaj tashmë ata do të rikthehen sërish. Në qoftë se ata nuk do të gjejnë banorët në banesë apo në biznes do të vendosin një afishe ku secili do të ketë një adresë on line ose një numër telefoni për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. In TV ka mësuar se në adresën on line të gjithë mund të përcjellin dokumentacionin, dhe në rast se keni paqartësi atëherë keni një numër kontakti për të sqaruar të gjithë procedurën që duhet të ndiqni. Pas krijimit të adresarit në të gjithë vendin projekti i Ministrisë së Brendshme është që të krijojë një regjistër unik ku do të përmbajë regjistrin e gjendjes civilë së bashku me adresat e sakta për çdo qytetar.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453