INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adresat e emigrantëve…Opozita paralajmëron krizë politike dhe zgjedhore

Adresat e emigrantëve…Opozita paralajmëron krizë politike dhe zgjedhore

Publikuar më: 10:57 19-02-2016

Për herë të parë, Parlamenti ka vendosur të sanksionojë me ligj regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë. Ishte Parlamenti, i cili me 72 votat e shumicës miratoi në: “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Që prej prezantimit të draftin nga Ministria e Brendshme, opozita e kundërshtoj ashpër këtë nismë, duke e cilësuar në kundërshtim me ligjet e vendit. Të njëjtin qëndrim Partia Demokratike e mbajti edhe gjatë seancën kuvendore, ku u diskuatua e më pas u miratua ligji.

Oerd Bylykbashi tha:

“Ky ligj do të prodhojë një nga krizat më të mëdha zgjedhore dhe politike duke filluar nga reforma zgjedhore që do nisi shpejt dhe deri ditën që ky ligj do të kthehet mbrapsht. Ju garantoj që është nga ligjet me ndikimin më negativ të proçesit zgjedhor”.

Por Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i gjeti të pa vend kundërshtimet e opozitës.

“Me këtë ligj ne nuk po ç’regjistrojmë adresa, me këtë ligj po i regjistrojmë, nuk është ose-ose por është edhe-edhe. Kodi zgjedhor që u përmend këtu, do të thotë që të drejtën e votës e lidh me vendbanimin. Ne biem dakort por ky ligj nuk e mohon të drejtën e votës”.

Tahiri, argumentoi se ky ligj është një hap i rëndësishën në projektin për t’i mundësuar votën emigratëve në vendet ku jetojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0029881000518799