INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrian Çela i përgjigjet Vladimir Kostës, sulmi kompliment për mua

Adrian Çela i përgjigjet Vladimir Kostës, sulmi kompliment për mua

Publikuar më: 09:54 12-07-2016

Administratorit i OSHEE-së, Adrian Çela, ishte një nga përsonat e përmendur në letrën publike të ish deputetit socialist Vladimir Kosta drejtuar Kryeministrit. Çela është zgjedhur anëtar i Asamblesë së partisë, por nuk ka mundur që ti rezistojë të mos reagojë ndaj ish deputetit socialist. Nëpërmjet një reagimi të shpërndarë për mediat, Administratori i OSHEE-së thotë se nuk është aspak i keqardhur që nuk i ka plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE.
Adrian Çela:
“Shpreh keqardhje të thellë për prononcimin e deputetit Vladimir Kosta, por nuk jam i keqardhur që nuk i’a kam plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE.Fatkeqësisht nuk më vjen e papritur kjo shfaqje vulgariteti vetediskreditues që flet vetë për nivelin e Vladimir Kostës. Sulmin e tij në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e marr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin tim me ligjshmëri dhe transparencë”.
Sipas Çelës, reforma në drejtësi ende pa u miratuar po tregon se çfarë vlere të madhe ka për të ndarë njerëzit që duan shtet, drejtësi, rregulla nga ata që duan të vazhdojnë në rrugën e vjetër të përfitimeve të paligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994