Adrian Gaxha e ka kaluar karrierën e tij në një tjetër nivel.
Këngëtari nuk është mjaftuar vetëm me faktin që këndon dhe xhiron klipe por tashmë ai ka hapur një shtëpi diskorafike me emrin “Brick Records”.
Emra të njohur të showbiz-it shqiptar e kanë mbështetur Adrianin me anë të Instagram-it duke postuar pafundësisht herë logon e këtij produksioni dhe duket se fillimi është goxha i bujshëm. Nuk thonë kot fillimi i mbarë, gjysma e punës!