Mesa duket Adriana Lima është rikthyer sërish në treg.
Supermodelja njoftoi ndarjen nga shkrimtari turk Metin Hara, e konfirmuar edhe nga revista prestigjioze “People”.
Lima 37 dhe Hara 36 vjeç u lidhën në Korrik të 2017 kur u panë së bashku në bordin e një jahti në qytetin Bodrum të Turqisë.
Lidhja e tyre ishte majft romantike dhe Hara shpërndante shpesh foto të modeles në Instagram-in e tij. Fotoja e tyre e fundit së bashku daton që nga Tetori I vitit të kaluar: “Kurajo e vërtetë për një burrë është të dashurojë plagët e saj” shkruante në përshkrim Hara.
Çifti nuk ka preferuar të japë asnjë koment në lidhje me këtë vendim.