Adriana Lima mund të jëtë një nga modelet më të njohura në botë, por kjo nuk e ndalon atë të provojë gjëra të reja.
Bukuroshja 35-vjeçare së bashku me sportistin olimpik Miles Chamley Watsonn morën pjesë në evetin e CORKCIRCLE për Tingujt dhe Shpatat në New York. Ajo u paraqit në event me një fustan lëkure tepër sensual, për ta zëvendësuar më pas me uniformën e posaçme për një dyluftim me shpata. Në fakt modelja e Victoria’s Secret ishte duke marrë leksione nga vetë kampioni i shpatave. Një femër vërtet e guximshme!