INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriani i zbulon Fatmës marrëdhënien me Flor Mumajesin dhe Luanën

Adriani i zbulon Fatmës marrëdhënien me Flor Mumajesin dhe Luanën

Publikuar më: 16:27 07-03-2016

Huhh sa të pathëna paska pasur kjo e hënë!

I ftuar në Fun Day së bashku me bashkëpunëtorët e tij Lindoni dhe Floriani, këngëtari Adrian Gaxha ka rënë në grackën  e lojës "PO apo JO" të Fatmës. Pas pyetjeve "A je xheloz? A je futur në semafor me të kuqe? Ke vjedhur ndonjëherë?", Fatma ka ngacmuar Adrianin duke e pyetur nëse mban marrëdhënie me kolegun e tij Flor Mumajesi, apo akoma më interesante me ish të dashurën Luana Vjollca. Të dyja pyetjeve artisti i është përgjigjur me heshtje (praktikisht JO), një detaj që ka lënë të kuptohet se e shkuara nuk është edhe aq e harruar për Gaxhën. Si kur bëhet fjalë për konflikte për këngë mes artistësh, ashtu edhe kur bëhet fjalë për të ruajtur një marrëdhënie miqësie me një femër!

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832