INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriatik Llalla bën përpjekjen e fundit/ Rekurs në Gjyaktën e Lartë

Adriatik Llalla bën përpjekjen e fundit/ Rekurs në Gjyaktën e Lartë

Publikuar më: 10:08 24-08-2018

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla depoziton rekurs në Gjyaktën e Lartë për të kërkuar heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së tij. Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut janë të sekuestruara.

Më 9 gusht Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Pasuritë në sekuestro preventive

-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro). Ish kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031790733337402