INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriatik Llalla i shpëton Vettingut, flet avokati: Suksesi i parë i reformës në drejtësi

Adriatik Llalla i shpëton Vettingut, flet avokati: Suksesi i parë i reformës në drejtësi

Publikuar më: 13:28 11-06-2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t'i nënshtrohet Vettingut.

KPA ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Llallën. Megjithatë ish-kryeprokurorit i hiqet e drejta të emërohet në sistemimin e drejtësisë për 15 vite.

Pas vendimit avokati i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj, ka deklaruar se me vendimin e KPA, ka fituar ligji dhe se reforma në drejtësi dha suksesin e pare.

Sipas tij Llalla ka zbatuar procedurat ligjore për dorëheqjen dhe se nuk ka informacion zyrtar nëse ndaj tij do ketë hetim penal.

“Ligji fitoi dhe reforma në drejtësi dha suksesin e parë. KPA dha vendimin e drejtë për Adriatik Llallën, i cili zbatoi procedurat ligjore për dorëheqjen.

Për hetimin penal nuk kam informacion zyrtar, ndërsa për vendndodhjen e Llallës nuk mund të flas”- ka thënë Sokol Hazizaj.

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082