INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash

Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash

Publikuar më: 15:07 26-03-2018

Një ish kryeprokuror nën akuzë. Bëhet fjalë për Ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilin mësohet se ka nisur hetimi me akuzën e pastrimit të parave. Lëvizja e organit të akuzës erdhi 3 muaj nga largimi nga detyra e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili tashmë është vënë nën akuza për pastrimin e parave. Është Prokuroria e Durrësit ajo që ka nisur hetimet për ish kryeprokurorin Llalla. Sipas të dhënave, Prokuroria ka kërkuar informacione nga disa institucione si dhe ka sekuestruar kontratat e shitblerjes së pasurive së ish Kryeprokurorit LLalla. Mësohet se pjesë e hetimit janë dhe disa kontrata noteriale në lidhje me pasurinë e tij, ndërsa akuza zyrtare ndaj ish kryeprokurorit është ajo e pastrimit të parave.
Por kjo nuk është hera e parë që Adriatik Llalla është vënë nën hetim. Më herët dhe institucioni përgjegjës për procesin e Vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte nisur hetimin e dosjes së tij si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës së Kryeprokurorit. Por pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme Llalla lajmëroj largimin e tij nga sistemi i drejtësisë duke sjellë dhe pezullimin e publikimit të të dhënave nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të zbardhet e plotë dosja, për të cilën po hetohet një nga zyrtarët më të lartë të organit të akuzës në vendin tonë.
Por ish kryeprokurori duket s epo përballët nga një sërë akuzash jo vetëm brenda vendit. Në mes të muajit shkurt Departamenti i Shtetit Amerikan e shpalli Adriatik Llallën dhe familjen e tij "non grata" në Amerikë. Llalla konsiderohej si person i përfshirë ne afera korrupsioni.

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615