INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriatik Llalla: “Politika godet prokurorët kur hetojnë zyrtarë të lartë”

Adriatik Llalla: “Politika godet prokurorët kur hetojnë zyrtarë të lartë”

Publikuar më: 09:54 24-10-2017

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë pjesë e seminarit me temë “Lufta ndaj narkotikëve” në një panel me zyrtarë të ministrisë Franceze.

Kryeprokurori ka bërë një deklaratë të fortë në lidhjen e trafikut të kanabisit shqiptarë drejt Italisë dhe mbështetjen që kanë trafikantët nga zyrtarë të lartë.

Duke e lidhur me dosjen “Habilaj” për të cilën kërkohet dhe arrestimi i Saimir Tahirit, Llalla ka deklaruar se kur hetohen zyrtarë të lartë, politika tenton të ndërhyjë tek prokurorët.

“Në Shqipëri, së fundi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive të kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zot të çeshtjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pafrikësuar, dhe në këto raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë”, ka deklaruar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096