INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriatik Llalla sulmon përsëri ambasadorin Lu: Nuk mund të sillesh si zot i vendit këtu

Adriatik Llalla sulmon përsëri ambasadorin Lu: Nuk mund të sillesh si zot i vendit këtu

Publikuar më: 21:41 02-02-2017

Debati mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, ishte kryefjala e ditës sot. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lalla ka dalë edhe njëherë kundër Lu, duke u shprehur se ai nuk është një guvernator i Shqipërisë, por një ambasador i një shteti. Kryeprokurori theksoi se Lu nuk mund të sillet si zot i vendit këtu.

Ndër të tjera, kryeprokurori Adriatik Llalla tha se ambasadorë të rëndësishëm në vend, i kanë kërkuar atij të arrestojnë zyrtarë të niveleve të larta në vend.

Ai tha se ambasadorët i kanë kërkuar arrestimet e zyrtarëve, me emra. Por, kryeprokurori shprehet se nuk mund të kryente asnjë arrestim pa pasur prova. Sipas tij, kërkesat e ambasadorëve janë mbi bazën e opinioneve.

“Kam kontakte të vazhdueshme me trupën diplomatike. Prej tyre kërkohet qëndrime të caktuara. Këto ambasadorë kanë përfituar nga fakti i imunitetit. Në zyrën time, ambasadorët më kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë.

Ambasadorët më kanë kërkuar arrestimin e ministrave apo ish ministrash dhe zyrtarë të niveleve të larta”, tha Llalla

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557