IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Adrijan Gaxha nevrikos mikun, ja si ia kthen ai [FOTO]

Adrijan Gaxha nevrikos mikun, ja si ia kthen ai [FOTO]

Publikuar më: 17:15 16-06-2016

E keni dëgjuar të këndojë dhe të flasë për veten në intervista të ndryshme, por ju nuk keni kuptuar asgjë nga natyra e vërtetë e Adrijan Gaxhës derisa nuk keni parë këto pamje.

Mesa duket dita nuk merr kuptim pa një rreng nën firmën e këngëtarit. I rrëmbyer nga një moment humori, ai ka zbrazur një shishe ujë nga ballkoni mbi makinën e një miku. Por ky i fundit as që ka patur ndërmend ta tolerojë duke ia kthyer “nderin” me një gjest po aq hokatar. Është angazhuar seriozisht në “dekorimin” e makinës së Adrianit  me as më pak dhe as më shumë se… letër higjenike. Edhe pse për pak kohë, ky duhet të ketë qenë një spektakël i vërtetë për kalimtarët e pranishëm. Tani ju e dini se mund ta quani çfarëdo këngëtarin nga Maqedonia, vetëm të mërzitshëm nuk e quani dot.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779