Udhëtimi i fundit për modelet Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi është kthyer në një makth të vërtetë.
Mbrëmjen e djeshme vajzat kanë marrë avioni për njërin nga destinacionet e SHBA-ve. Duke përfituar nga rruga e gjatë, dy mikeshat e kanë shtyrë kohën duke bërë video e duke qeshur dhe më pas duke i postuar ato në rrjetet se tyre sociale. Por gjithë ai argëtim u kthye në shqetësim dhe shkaku ka qenë Xhesika. Në momentin kur duhet të zbrisnin, ajo është vonuar për të veshur atletet dhe kanë ngecur në avion. Shkallët janë larguar, avioni është mbyllur dhe vajzat i ka kapur paniku. Ajo që e përjetoi më keq ishte Adrola ndërsa Xhesika e ka marrë me shumë sportivitet, duke qeshur. Për fat të mirë, ka qenë ndihma e njërit prej pjesëtarëve të personelit që i ka ndihmuar vajzat të dalin që aty dhe që arritën mirë në Philadelphia. /intv.al/