Adrola Dushi prej disa muajsh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë bashkë me djalin e saj.
Njëkohësisht, ish Miss Universe Albania po ndjek edhe karrierën e saj si modele. Dhe duket se po ia del. Adrola ka sfiluar në javën e modës në New York pasi ishte e përzgjedhura e stilistit të preferuar të motrave Kardashian, LaQuan Smith për të prezantuar koleksionin vjeshtëdimër 2017.
E veshur me një xhup të zi, minifund hde çizme deri në gju, modelja shkëlqeu në pasarelë duke i hapur kështu vetes një tjetër derë suksesi. Me siguri ky është një plus për bukuroshen shqiptare e cila shumë shpejt bashkë me mikeshën e saj, Xhesika Berberi do të marrin pjesë në audicionet për të qenë modele të Victoria’s Secret.