Ajo është cilësuar si femra më e bukur shqiptare dhe jo pa të drejtë!
Bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi e cila ditën e sotme ka festuar 24-vjetorin e lindjes. Ajo po vazhdon karrierën e saj si modele në SHBA por jo rrallë herë merr pjesë në evente të rëndësishme në Shqipëri ku mahnit me bukurinë e saj. Përtej luksit, dhuratave të shtrenjta e gjërave tjera me vlerë materiale, Dushi ditëlindjen e saj e ka pritur e rrethuar me shumë dashuri të dhuruar nga djali i saj, Troi.
Bukuroshja ka postuar një foto në Instagram me vogëlushin e saj ku shkruan “Për ditëlindjen time”.
Gëzuar ditëlindjen Adrola!