Instalive vazhdon të jetë më i ndjekuri në rrjetin social Instagram, veçanërisht me personazhet publikë.
Këta të fundit duket që po e shohin si një eksperiencë të re e cila ngjason me një thikë me dy presa. Kjo sepse shpesh iu duhet të përballen edhe me komente negative apo edhe me pyetje të drejtpërdretja siç ndodhi edhe me modelen Adrola Dushi mbrëmjen e kaluar. Teksa ishte live bashkë me djalin dhe mikeshën Xhesika Beberin , vëmëndjen e ndjekësve e tërhoqi më shumë Adrola. Interesimi i tyre ishte tepër i madh, për të mësuar nëse ishte e vërtetë që modelja ishte ndarë nga bashkëshorti.
E njëjta pyetje e bërë disa herë por asnjë përgjigje derisa videoja live u ndërpre. Kështu, shtohen edhe më tepër dyshimet për një ndarje të mundshme të Adrolës dhe bashkëshortit.
Ndërkohë 24 vjeçarja po pret të bëjë audicionin për të qenë modele e Victoria’s Secret bashkë me Xhesika Berberin.