Adrola nuk ndalet!
Prej disa muajsh modelja shqiptare Adrola Dushi është zhvendosur në SHBA (New York) për ta vazhduar karrierën atje. Pas fotove të shumta profesionale të shkrepura nga dora e fotografit të njohur shqiptar që jeton në New York, Fadil Berisha, Adrola është angazhuar edhe me sfilata të ndryshme. E fundit ishte ajo e stilistes me origjinë shqiptare në Neë York, Katerina Bocci e cila e bëri Adrolën nuse…për herë të dytë. E veshur me një fustan madhështor nusërie, Adrola shkëlqeu në sfilatën e saj të radhës.