INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrola Dushi tregon të vërtetën rreth ndarjes nga bashkëshorti

Adrola Dushi tregon të vërtetën rreth ndarjes nga bashkëshorti

Publikuar më: 16:48 30-07-2016

Ajo është konsideruar femra më e bukur shqiptare dhe jo pa të drejtë e ka marrë këtë epitet. Bëhet fjalë për “Miss Universe” Adrola Dushi, e cila tashmë ka filluar karrierën e saj si modele, dhe mesa duket do ta vazhdojë atë në Amerikën e largët. Pas një interviste të dhënë për revistën “Ëho”, ku modelja u shpreh se ka shkuar në Amerikë me djalin e saj Troin, pasi ka patur disa propozime për punë, dhe ka menduar ta ushtrojë atje profesionin e modeles, lindën dyshimet se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Adis. Madje, gjithmonë e më shumë dyshja janë parë shumë të ftohtë karshi njëri-tjetrit edhe në rrjetet sociale

Por vetë bukuroshja në një reagim për gazetën “Express” i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra.

“Aktualisht ndodhem në Amerikë. Adisit thjeshtë nuk i kanë dal dokumentat për t’u bashkuar me mua me djalin, por asgjë nuk është e vërtetë, nuk jemi ndarë”, është shprehur modelja.

I urojmë suksese Adrolës!

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879