INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrola Dushi zbulon detaje nga fëmijëria: Isha e burgosur…[FOTO]

Adrola Dushi zbulon detaje nga fëmijëria: Isha e burgosur…[FOTO]

Publikuar më: 15:02 21-06-2020

Adrola Dushi është një ndër modelet më të suksseshme shqiptare në SHBA. E ftuar në “Pop Culture”, ajo ka folur për fëmijërinë e saj në Rrëshen dhe ka zbuluar punën e parë që ka bërë.

“Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi. Absolutisht asgjë! Kam dy vëllezër që më duan shumë dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë ‘e burgosur’, kështu që nuk kam bërë asgjë, thjesht shkollë, punë, shtëpi”, ka thënë Adrola me të qeshur, duke shtuar: “Kam punuar që e vogël me mamin, shisja në pazar në Rrëshen.”

Më tej, ajo ka treguar edhe ndryshimin që i është dashur të bëjë kur ka ardhur për të jetuar në Tiranë.

“Ka shumë ndryshim nga Ola e Rrëshënit, në Adrolën e Tiranës. Ola është ajo goca jashtëzakonisht shumë e thjeshtë, në çdolloj aspekti. Dhe me të vërtetë erdhi një moment që unë e urreja Adrolën, sepse më duhej të përshtatesha me disa gjëra. Duhet t’i bësh disa gjëra, sepse duhet t’i bësh! Por Olën e dua jashtëzakonisht shumë, sepse Ola nuk e ka ulur kurrë kokën, ka qenë një gocë shumë krenare. Unë sigurisht që vazhdoj të jem e mirë, por kam bërë gjëra për Adrolën që s’jam ndjerë shumë mirë dhe them Ola vlen më shumë se Adrola”, ka treguar modelja.

Screenshot_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262