INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroplani i hapësirës. Ushtria amerikane do e përdorë për sigurinë kombëtare

Aeroplani i hapësirës. Ushtria amerikane do e përdorë për sigurinë kombëtare

Publikuar më: 13:03 26-05-2017

Ushtria amerikane po krijon një aeroplan eksperimental, i cili punon si një raketë. Agjencia e Prokurimeve të Mbrojtjes dhe Kërkimeve të Avancuara të SHBA ka përzgjedhur kompaninë Boeing për të përfunduar "Phantom Express".  Agjencia tha se  projekti ka për qëllim ndërtimin dhe fluturimin e parë të një klase krejtësisht të re të avionëve hipersonik që ka për synim rrijen e sigurisë kombëtare, dhe me kosto të ulët aksesi në hapësirë. "Phantom Express do të jetë në gjendje të fluturojë në hapësirë me shpejtësi të madhe dhe më pas do të kthehet përsëri. Do jetë në gjendje që në mënyrë efikase të lëshoj satelitët në hapësirë. Aeroplani do të ketë afërsisht madhësinë e një avioni biznesi, i cili do të hiqet vertikalisht si një raketë dhe do të fluturojë me shpejtësi hipersonike.  Me arritjen e një lartësie në hapësirë , prej saj do të lëshohet një satelit prej 3,000 paund në orbitën polare, ndërsa avioni do të kthehet në tokë për të nisur misionin e radhës.  Agjencia thotë se ndërtimi i tij do të revolucionojë aftësinë e SHBA-vëe për t'u rimëkëmbur nga një humbje katastrofike e satelitëve ushtarakë ose komercialë, nga të cilët është e varur në mënyrë kritike. DARPA dhe Boeing po planifikojnë të zhvillojnë një demonstrim të aeroplanit, duke fluturuar 10 herë në 10 ditë, fillimisht pa patur pjesën shtesë.

Article Logic
Execution time: 0.0021448135375977