Këto janë pamjet e aeroplanit më të madh në botë që u ul për herë të parë në Australi. Me këtë rast, mijëra persona u mblodhën për të parë dhe fotografuar Antonov An-255 Mriya, që u ul në Perth ditën e dielë.
Ishin më shumë se 15 000 vetë në aeroportin Drive që panë “bishën” 600-tonëshe që ulej.
Zëdhënësja e aeroportit të Perthit, Fiona Lander, tha: “Është hera e parë që një An-225 vjen në Australi dhe njerëzit nuk e humbën mundësinë për ta parë nga afër”.
Aeroplani u nis nga Praga (Republika Çeke) ditën e premte dhe shkoi në Australi për të transportuar një gjenerator miniere 117-tonësh.