INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroplani rrëzohet në Paqësor, të gjithë pasagjerët mbijetojnë

Aeroplani rrëzohet në Paqësor, të gjithë pasagjerët mbijetojnë

Publikuar më: 09:56 28-09-2018

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi shpëtuan pas përplasjes së një avioni në një lagunë të Paqësorit. Aeroplani Air Niugini goditi ujin ndërsa po përpiqej të mbërrinte në ishullin Chuuk në Shtetet Federale të Mikronezisë ku do të ulej në pistë, të premten në mëngjes. Asnjë prej 35 pasagjerëve dhe 12 ekuipazhit në fluturim në bord ANG73 nuk pësoi lëndime serioze. Shkaku i rrëzimit është i paqartë. Pamjet e rënies tregojnë se njerëzit janë shpëtuar nga avioni gjysmë i zhytur, dhe janë ngjitur m barka në anije.

duke_u_evakuar.jpeg

Linja ajrore tha në një deklaratë të shkurtër se të gjithë në bordin e avionit Boeing 737 ishin në gjendje të evakuoheshin në mënyrë të sigurt dhe se kompania po bënte gjithçka për të ofruar siguri të vazhdueshme te udhëtarët dhe për të përmbushur nevojat e tyre të menjëhershme. Air Niugini është linja ajrore kombëtare e Papua Guinesë së Re dhe është vendosur në funksion që nga viti 1973. Flota përfshin Boeing 767 dhe 737 avionë për rrugët ndërkombëtare, sipas linjës ajrore, si dhe aeroplanët Fokker F-100, Q400 dhe Dash 8 për të sfiduar terrenin lokal. Mikronezia ndodhet në veri të Australisë dhe në lindje të Filipineve, dhe në të jetojnë më shumë se 100,000 persona.

foto_avioni_2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324