INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroporti i Dubait sjell teknologjinë e fundit për skanimit të fytyrave, ja për çfarë bëhet fjalë [VIDEO]

Aeroporti i Dubait sjell teknologjinë e fundit për skanimit të fytyrave, ja për çfarë bëhet fjalë [VIDEO]

Publikuar më: 17:20 10-10-2017

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai ka nxjerr një risi për të rritur sigurinë, mjafton të ecësh mbi një akuarium virtual dhe të gjitha kamera nën të do të regjistrojnë fytyrat.

Sipas The National akuariumi virtual është në formën e një tuneli dhe është i pajisur me 80 kamera që skanojnë fytyrat e udhëtareve.

Imazhet brenda tunelit mund të ndryshohen për të treguar peizazhe të ndryshme, si shkretëtira, ose për të shfaqur reklama. E teksa arrijnë në fund të tunelit udhëtarët do të përshëndeten me jë mesazh zanorë " Udhëtim të mbarë".

Projekti është duke u zhvilluar në një nga partneritet me Emiratet ajrore.

I pari aeroport që planifikon të instalojë këtë akuarium sigurie është Aeroporti i Dubait , i cili po mendon ta vendosi në punë në fund të verës së 2018 në një terminal dhe deri në 2020 tek të gjithë terminalet.

Njohja e fytyrës përdoret gjithnjë e më shumë në aeroporte për qëllime sigurie dhe përpunimi.

Delta Air Lines përdor teknologjinë për të përshpejtuar rënien e qeseve, ndërsa një sistem i ri biometrik i daljes po vjen në aeroportet e SHBA, të dizajnuara për të gjurmuar fytyrat e mbajtësve të vizave kur largohen nga vendi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826