Cristiano Ronaldo është futbollisti më i suksesshëm në Portugali. Funchal është qyteti i lindjes së 4 herë fituesit të “Topit të Artë”, ndërsa ditën e sotme ky qytet ka ndryshuar emrin e aeroportit nga “Madeira Airoprt” duke e bërë zyrtarisht, “Crisitano Ronaldo”. Ylli portugez ishte i pranishëm në ceremoninë e sotme së bashku me të dashurën Georgina Rodriguez. Ronaldo ishte veshur me një kostum shumë elegantë, ndërkohë që bukuroshja spanjolle ra në sy për formën mjaft të mirë edhe pse ishte veshur mjaft thjeshtë me xhinsa dhe një xhaketë ngjyrë "qumështi".
“Ju nuk e dini sa krenar jam nga rrënjët e atdheut tim”, u shpreh shkurtimisht Ronaldo. Kujtojmë që viti 2016 do të mbahet mend gjatë nga Ronaldo i cili fitoi gjithcka si në rangun ekipor ashtu edhe në atë individual.