INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri: Do të hapen 1.000 vende pune

Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri: Do të hapen 1.000 vende pune

Publikuar më: 11:08 30-01-2018

Komisioni i Ekonomisë është mbledhur këtë të martë në një interpelancë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri lidhur me propozimin e konsorciumit turk për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.Ministri Gjiknuri tha se ky investim madhor do të sjellë përfitime të konsiderueshme në sektorin e turizmit.

“Qeveria do të marrë vetëm risqe minimale fiskale, për një projekt që do të hapë 1000 vende pune permanente. Nga ana ligjore propozimi është i mbështetur në Kushtetutë. Nga pikëpamja e transparencës gjithçka do të shqyrtohet dhe do të kalojë nga Parlamenti”, deklaroi ministri.

Ndërkohë ministri Ahmetaj nënvizoi se hyrja në tregun ajror shqiptar të një aeroporti tjetër do të bëjë të mundur heqjen e monopolit nga aeroporti i Rinasit dhe do të rrisë konkurrencën në këtë sektor.


Article Logic
Execution time: 0.0042450428009033