INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afera CEZ, Balla: 7 milion euro janë marrë nga Shkëlzeni dhe Nuel Kalaj

Afera CEZ, Balla: 7 milion euro janë marrë nga Shkëlzeni dhe Nuel Kalaj

Publikuar më: 20:29 01-02-2017

Kreu i Komisionit Hetimor të aferës “CEZ”, Taulant Balla, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit pas përfundimit të seancës ku duhet të dëshmonte Shkëlzen Berisha, tha se Komisioni nuk mund të procedonte duke marrë dëshminë e tij, pasi Berisha nuk pranoi të betohet dhe të tregojë gjeneralitetet.

Balla tha se komisioni ka arritur së zbulojë transfertat e miliona eurove nga një bankë e Zvicrës drejt llogarisë së Nuel Kalaj në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Balla tha se tashmë pop o hetohet se ku i ka çuar milionat sekseri Kalaj:

"Dy dëshmitarë janë shndërruar në dëshmitarë kyç. Jemi në një fazë që po hetojmë një transaksion bankar që është kryer 4 javë pas firmosjes së privatizimit. Transaksioni është zhvilluar në datën 16 qershor, nga një bankë në Çeki në një bankë shqiptare të nivelit të dytë. Shuma është e madhe, personi që po hetojmë është Nuel Kalaj, ai përmendet për lidhjet me Sali Berishën dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.

Komisioni gjendet në një situatë aspak ligjore nëse do të merrte dëshminë pa bërë betimin dhe pa treguar gjeneralitetet.

Për fat të keq, Nuel Kalaj nuk paraqitet në këtë komision, 7 milion euro kemi zbuluar deri tani.

Berisha ka dhënë një dëshmi por është e pavlefshme se nuk ka kryer betimin, dhe personi tjetër nuk k bërë dëshminë. Unë mendoj se këta të tre kanë një dakortësi për të mos furnizuar komisionin me atë që ata dinë.

Ne vepërn e krimit e kemi gjetur, kemi dyshuar që privatizimi i OSSH është shoqëruar me korrupsion. Tani kemi gjetur edhe sekserin, dhe nuk ngurroj aspak ta quaj një sekser të rëndomtë pasi nuk denjon të vijë në komision, dhe tani duhet të gjejmë se ku i ka çuar paratë sekseri.

Dëshmia e zotërisë është një dëshmi shumë e rëndësishme.

Ne kemi shumë e-maile, kemi shumë prova, s’keni parë gjë akoma.

Është e vërtetë që komisioni ka jë mandate ne na duhen dëshmitë e Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalaj."

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672