Afërdita Dreshaj është një nga këngëtaret dhe modelet më të preferuara për publikun Shqiptar, Kosovar dhe jashtë tyre.
Këngëtarja prej vitesh jeton në Amerikë, së bashku me familjen dhe bashkëshortin e saj.
Së fundmi, ajo ka postuar në Instastory në llogarinë e saj të Instagramit një foto kur ka qenë e vogël duke kënduar në një festival fëmijësh.
"Unë e vogël duke kënduar"- ka shkruar këngëtarja.
Me sa duket, këngëtarja po kujton këto momente të bukura me shumë nostalgji.