Askush nuk e priste që këngëtarja të provonte edhe këtë eksperiencë.
Teksa po shijon maksimalisht ditët në shoqërinë e partnerit të saj, Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, kanë vendosur ta bëjnë pjesë të aventurave të tyre edhe vizitën në burgun famëkeq të Alcatrazit. Dhoma të vjetëruara, krevate me të burgosur (kukulla), tunele të hapura për arratisje; ishin të gjitha këto detaje që bënë që këngëtarja të habitej aq sa në fund të vizitës nuk e dimë nëse do të mendojë se kjo ka qenë një ide e mirë. Megjithatë mbetet një eksperiencë që do të mbahet mend gjatë. /intv.al/