Në një kohë kur gjithë çfarë dëgjojmë janë raste të njëpasnjëshme të aksidenteve rrugore, Afërdita Dreshaj jep shembullin e mirë si një qytetare model.
Këngëtarja është përpjekur të ndërgjegjësojë duke ndarë një foto në Instagram, ku tregon se si kujdeset që ta vërë gjithmonë rripin e sigurimit. "Vini gjithnjë rripin e sigurimit" ka thënë modelja, këshillë që e dhënë nga një shofere seksi si Afërdita, pranohet më me kënaqësi. Bukuroshja nga Mali i Zi, jeton tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin, hokeistin çek Jakup Kindl.